Dita e martë zbuloi emrat e dy gjysmëfinalistëve të parë, me Liverpoolin dhe Romën që kanë siguruar një vend.
Liverpooli e mposhti Manchester Cityn në dy takime, ndërsa Roma bëri përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës.
E për këtë nuk kishte besuar trajneri i The Reds, Jurgen Klopp, kur i treguan se Roma është në gjysmëfinale.
“Kur isha në tunelin e dhomave të zhveshjes, më thanë se çfarë kishte ndodhur në Romë. T’ju them të vërtetën mendova se ishte një shaka”.
“Unë nuk dua të tregoj mungesë respekti për Romën, sepse është një ekip fantastik, por nuk e prisja këtë përmbysje të madhe”.
“Ata e humbën Salahin dhe janë në gjysmëfinale, kjo është fantastike”, ka deklaruar Klopp.
Roma dhe Liverpooli do t’i mësojnë të premten rivalët për ndeshjet gjysmëfinale. /Telegrafi/