Marina Vjollca vazhdon të shtojë numrin e fansave secilën e javë me paraqitjet mbresëlënëse në emisionin e saj.
Përveç përmbajtjes së programit televiziv që drejton, biondja e famshme i kushton edhe shumë vëmendje dukjes së saj.
Duke u nisur nga makijazhi e deri te veshja, ajo kërkon që gjithçka të jetë e rregulluar në detaje.
Dhe për këtë merr dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Këtë fundjavë, Marina është paraqitur me flokë të lidhura dhe me një fustan të gjatë.
Ndërsa paraqitja e saj është lëvduar nga fansat e shumtë të gruas së Getoar Selimit.
Në këtë mënyrë, së bashku me motrën e saj, Luana Vjollca, dy biondet e famshme të ekranit janë ndër prezantueset më të pëlqyera shqiptare. /Telegrafi/