Një pronar i një restoranti në New York njoftoi se e kishte dëbuar komedianin dhe prezantuesin, James Corden, për shkak të sjelljeve të tij ndaj stafit.
Megjithatë, Keith McNally, pronari i restorantit të famshëm SoHo, Balthazar, tha në Instagram se drejtuesi i “The Late Late Show” e thirri atë dhe “i kërkoi falje”.
Duke vënë në dukje se ai besonte “fuqishëm” në shanset e dyta, McNally tha: “Kushdo që është aq madhështor sa t’i kërkojë falje (dhe stafi im) nuk meriton të ndalojë askund. Sidomos Balthazar”.
Në një postim të mëparshëm, McNally e përshkroi gjithashtu prezantuesin klientin më abuziv që vizitonte restorantin e tij.
Ai pretendoi në Instagram se, James ishte sjellë keq edhe në restorantin e tij të dikurshëm të quajtur, Cafe Luxembourg.
“James Corden është një komedian me një talent të jashtëzakonshëm, por aspak i sjellshëm”.
McNally dha dy shembuj të sjelljes së supozuar abuzive të Corden.
Në qershor, pronari pretendoi se James u zemërua pasi gjeti një qime në ushqimin e tij, duke kërkuar pije falas dhe duke kërcënuar se do të bëjë komente negative për restorantin.
Në një rast të dytë nga fillimi i këtij muaji, aktori i “Into the Woods” dyshohet se i bërtiti kamerierit të tij kur porosia e gruas së tij ishte bërë gabimisht.
Pronari i njohur i restorantit tha se hezitonte që të postonte në lidhje me sjelljen e aktorit, por donte të mbronte stafin e tij. /Telegrafi/