Site icon Telegrafi

Komedia e animuar më e shikuara në fundjavë (Video)

“Hotel Transylvania 2” ka kryesuar bindshëm në fundjavën që lamë pas në ‘box-office’.

Vazhdimi i dytë i komedisë së animuar ka përfituar 47.5 milionë dollarë dhe kështu ia ka rrëmbyer pozitën e parë fituesit nga java e kaluar, “Maze Runner: The Scorch Trials” që këtë javë përfitoi 14 milionë dollarë dhe u zhvendos në vend të tretë.

Para fituesit të javës së kaluar doli edhe filmi “The Intern”, i cili nga shitja e biletave përfitoi 18.2 milionë dollarë.

Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që shkoi:

  1. Hotel Transylvania 2 – 47.5 milionë dollarë
  2. The Intern – 18.2 milionë dollarë
  3. Maze Runner: The Scorch Trials – 14 milionë dollarë
  4. Everest – 13 milionë dollarë
  5. Black Mass – 11.5 milionë dollarë
  6. The Visit – 6.7 milionë dollarë
  7. The Perfect Guy – 4.7 milionë dollarë
  8. War Room – 4.2 milionë dollarë
  9. The Green Inferno – 3.4 milionë dollarë
  10. Sicario – 1.7 milion dollarë

 

/Telegrafi/

Exit mobile version