Reperët Kidda dhe S4mn kanë publikuar së fundmi këngën e tyre më të rem e titull “Komedi”.
Kënga është punuar nga vet reperët, ndërsa ‘beat’-in e ka realizuar Chekaa.
“Komedi” është publikuar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit Captire Hood.
Në vetëm pak orë pas publikimit në kanalin YouTube, kënga ka arritur të pëlqehet në masë të madhe, duke grumbulluar shifra të larta klikimesh.
Për vetëm 24 orë, kënga ka kaluar shifrën e 200 mijë klikimeve, ndërsa është gjithnjë e në rritje.
“Komedi” duket të ketë qenë projekti i duhur për dyshen në fjalë, të cilët dita-ditës po e rrisin suksesin e tyre. /Telegrafi/