Kurdo që dy apo më shumë ushqime kanë përbërës të ngjashëm të shijës apo aromës, ato bëhen më të shijshme.
Sidoqoftë, kombinimi i disa ushqimeve, ndonëse mund të jetë i shijshëm, mund të shkaktojë dëme serioze në shëndetin e njeriut, transmeton Telegrafi.
Ekspertët bëjnë të ditur se edhe kombinimi i kekut (Muffin-it) me lëng portokalli është në mesin e kombinimeve që duhet shmangur.
Kryesisht ky kombinim konsumohet në mëngjes, por, sipas ekspertëve, mund t’ju lë të ndiheni shumë të lodhur.
Arsyeja për këtë është se përmbajnë shumë karbohidrate dhe kjo shkakton që sheqeri në gjak t’i arrijë majat dhe papritmas të bie menjëherë. /Telegrafi/