Site icon Telegrafi

Kombinim më i guximshëm i Melania Trump: Kombinezoni i verdhë ka ngritur të gjithë në këmbë!

Dama e parë e Amerikës ka zgjedhur kombinimin mbresëlënës të veshjes

Melania Trump është paraqitur në tubimin në Qendrën Amway në Orlando për ta përkrahur bashkëshortin në fushatën e zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2020, ndërkaq veshja e saj e guximshme ka tërhequr interesim të madh, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga viti 2015, kur në shpalljen e kandidaturës së parë të Trumpit kishte veshur fustan të thjeshtë ngjyrë të bardhë, kësaj here zgjedhja ishte veshja më efektive.

Dama e parë e Amerikës për këtë rast ka veshur kombinezonin ngjyrë shumë të verdhë “Ralph Lauren me mëngë të gjera të cilin në bel e ka shtrënguar me kollan metalik.

Me këtë veshje ka përshtatur këpucët me taka të larta Christian Louboutin, gjithashtu në ngjyrë të verdhë.

Edhe pse Melania gëzon famën e ikonës së stilit, këtë herë kritikët i kanë gjetur vërejtje, andaj në internet kanë komentuar se është tepër mbresëlënëse.

Natyrisht, ka edhe shumë të tillë të cilët e kanë lavdëruar zgjedhjen e saj dhe i kanë dhënë mirënjohje për këtë veshje kaq krenare dhe kaq të guximshme.

/Telegrafi/

Exit mobile version