Telegrafi

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, këta janë lojtarët që munguan

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon stërvitjen e parë për miqësoren ndaj Marokut.

Kuqezinjtë u mblodhën sot pasdite në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet për të zhvilluar një seancë të thjeshtë stërvitore.

Fillimisht grupit i mungoi berat Gjimshiti, Naser Aliji, Rey Manaj, Ledian Memushaj, Oside Roshi, Bekim Balaj, Thomas Strakosha dhe Granit  Xhaka, por ky i fundit u pa të futej në impiantin sportiv pak minuta pas shokëve të tij të skuadrës.

Lexo po ashtu De Biasi publikon listën, befasi të mëdha në të

Grupi i plotë i lojtarëve të thirrur nga De Biasi pritet të plotësohet në orët në vijim, pasi mungesat në stërvitjen e parë kanë ardhur për shkak të angazhimeve që futbollistët kanë pasur me klubet e tyre, shkruan Panoramasport.

Pas kohë para se kuqezinjtë të zbrisnin në “Selman Stërmasi”, zhvilloi një seancë të shkurtër stërvitore edhe ekipi i Marokut.

Lexo po ashtu De Biasi fjalë të mëdha për Lorik Canën që është pensionuar nga Kombëtarja

Ekipet e të dy vendeve do të qëndrojnë në Tiranë deri në ditën kur do të udhëtojnë drejt Shkodrës, ku do të luajnë ndeshjen miqësore në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi”.

Ndeshja do të luhet të mërkurën në mbrëmje në orën 20:30.