Sapo ka arritur në Francë delegacioni i FSHF-së me zyrtarë të lartë të federatës, trajnerët dhe futbollistët.
Delegacioni kuqezi i cili u nis rreth mesditës nga Bergamo, zbriti në aeroportin e qytetit të Lannion në orën 13 e 24 minuta për t’u akomoduar në atë që do të jetë shtëpia e Kombëtares Shqiptare gjatë kompeticionit. Në pritjen protokollare të delegacionit kuqezi kishin dalë përfaqësuesit e UEFA-s, prefektja e komunës së Lannion-it si dhe pushtetarë të tjerë.
Për të pritur kombëtaren shqiptare në Francë, ishte edhe legjenda e kombëtares, Edvin Murati, i cili jeton dhe vepron në Francë.
Pas zbritjes nga aeroplani, futbollistët hipën në autobusin e tyre, teksa destinacioni i tyre është vendosja në hotelin e rezervuar.
Kombëtarja shqiptare ndeshjen e parë do ta luajë më 11 qershor, ku do të përballet me Zvicrën, ndërsa pjesë e grupit janë edhe Franca nikoqire dhe Rumania. /Telegrafi/