Kombëtarja e Shqipërisë do t’i luaj dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.
‘Kuqezinjtë’ do të kenë fillimisht një udhëtim tejet të vështirë tek ish-kampionët e Botës, Spanja e cila është edhe lidere në Grupin G.
Tri ditë më vonë, më 9 tetor djelmoshat e Christian Panuccit do të përballen në shtëpi me Italinë.
Kësisoj trajneri italian ka publikuar edhe listën e lojtarëve të ftuar për këto dy takime.
Për herë të parë është ftuar edhe mesfushori i Brescias, Emanuele Ndoj që po kalon nëpër një formë të mirë.
Ndërkohë të rikthyerit në Kombëtare janë edhe Ermir Lenjani, Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe.
Aktualisht Shqipëria zë pozitën e tretë në Grupin G me 13 pikë të tubuara, ku ka shënuar katër fitore dhe ka marrë një barazim.
Përpos katër fitoreve dhe një barazimi ‘Kuqezinjtë’ kanë pësuar tri disfata, nga Italia, Spanja dhe Izraeli. /Telegrafi/
Lista e plotë e Shqipërisë:
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha
Mbrojtës: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Hysen Memolla, Ivan Baliu.
Mesfushorë: Migjen Basha, Andi Lila, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Eros Grezda, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Ergys Kace, Odise Roshi, Emanuele Ndoj.
Sulmues: Liridon Latifi, Azdren Llullaku, Valon Ahmedi, Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi.