Pas qëndrimit një natësh në Frankfurt, Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë rrugë drejt Luksemburgut.
‘Kuqezinjtë’, e drejtuar nga trajneri italian Gianni De Biasi do të luajnë edhe ndeshjen e dytë miqësore gjatë muajit mars.
Mesfushori i talentuar i Kombëtares shqiptare, Herolind Shala ka postuar një foto në faqen e tij në Facebook ku tregon se janë duke u nisur drejt Luksemburgut.
“Rrugës për në Luksemburg me shokët e Kombëtares Mërgim Mavrajn dhe Ergys Kacen”, shkroi Shala. /Telegrafi/
Rrugës për në Luksemburg me shokët e Kombëtares, Mërgim Mavraj dhe Ergys Kacen. #kuqeziOn our way to luxembourg with the national team. #kuqezi
Posted by Herolind Shala on 2016-03-28