Site icon Telegrafi

Kombëtarja e Shqipërisë U17 mposhtet nga Italia (Video)

Kanë nisur sot takimet në grup të fazës eliminatore të Evropianit 2017 për moshat U-17, ku Shqipëria kreu përballjen e parë me Italinë.

Të besuarit e trajnerit Dzemal Mustedanagic nuk kanë arritur që t’ia dalin ndaj Italisë, e cila ka mundur që të fitojë 1:0 me gol të minutës së 62.

Në pjesën e parë kuqezinjtë kanë krijuar volum loje dhe raste goli, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës axurrët kanë shënuar me Merolan, duke ruajtur rezultatin deri në përfundim të takimit.

Ndeshja e radhës do të luhet kundër Serbisë në datën 28 tetor, ndërsa sfida e fundit në grup është ajo kundër Maqedonisë më 31 tetor. Kuqezinjtë duhet që të fitojnë patjetër dy ndeshjet e radhës që të kualifikohen në Elite Round.

Exit mobile version