Site icon Telegrafi

Kombëtarja e Shqipërisë rezulton e gjitha negative në testet për COVID-19, niset drejt Kazakistanit për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur mëngjesin e sotëm (e premte) për në Kazakistan, ku do të zhvillojë më 11 tetor ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Shqipëria është nisur drejt Kazakistanit për ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C.

Ekipi kombëtar i drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është i plotë dhe pa asnjë mungesë sipas ndryshimeve të njoftuara ditën e djeshme.

Gjithashtu janë marrë edhe përgjigjet e tamponit dhe testeve, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në udhëtim, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor. /Telegrafi/

Exit mobile version