Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen miqësore ndaj Turqisë në Antalya me 13 nëntor.
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka ftuar emra të rinj për këtë ndeshje.
Astrit Ajdarevic do ta veshë për herë të parë fanellën kuq e zi, ndërsa në listë janë edhe Ylber Ramadani që ka luajtur më parë për Dritën e Ferizajn në Kosovë dhe tani aktivizohet për Veljen në Danimarkë.
Në Kombëtare është rikthyer edhe super mesfushori Amir Abrashi që ka lënë mbrapa lëndimin si dhe Sabijen Lilaj i Skënderbeut.
Befasi është ftesa për Naser Alijin i cili është pa skuadër por vazhdon të stërvitet me Baselin.
Ndërsa në fazën e sulmit mungesa të rëndësishme janë ato të Bekim Balajt dhe Sokol Cikalleshit të lënduar.
Lista e plotë e Shqipërisë:
Portierë: Etrit Berisha (Atalanta), Thomas Strakosha (Lazio), Alban Hoxha (Partizani)
Mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Ivan Balliu (Metz), Arlind Ajeti (Crotone), Mërgim Mavraj (Hamburg), Frederic Veseli (Empoli), Berat Gjimshiti (Benevento), Ermir Lenjani (Sion), Naser Aliji (Pa skuadër)
Mesfushorë: Migjen Basha (Bari), Amir Abrashi (Freiburg), Ylber Ramadani (Velje), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Taulant Xhaka (Basel), Andi Lila (Pas Janina), Astrit Ajdareviç (AEK Athinë), Odise Roshi (Grozny), Ledian Memushaj (Benevento).
Sulmues: Armando Sadiku (Legia Warsaw), Eros Grezda (Osijek), Valon Ahmedi (Maribor), Liridon Latifi (Puskas Akadémia), Azdren Llullaku (Tobol)