Site icon Telegrafi

Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti pa incidente në Shkup

Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti këtë pasdite në Shkup në hotelin ku do të qëndrojë deri të hënën në prag të ndeshjes me Maqedoninë.

Udhëtimi drejt shtetit fqinj me autobus ka qenë i qetë për lojtarët dhe stafin dhe pasdite ata zbarkuan të shoqëruar me roje private në Shkup në “Park Hotel”.

Të Hënën do të udhëtojë ne Strumicë ku të Martën do të përballet në ndeshjen që do të vendosë edhe fatin e vendit të tretë.

Ndeshja është e vlefshme për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi në vitin 2018. /SS/

Exit mobile version