Ekspedita kuqezi nën drejtimin e Gianni De Biasit është nisur për në Itali.
Stërvitjet gati dy javore në bjeshkët e Alpeve austriake kanë përfunduar, ndërsa krejt ekipi shqiptar merr rrugë për Xhenovë.
Aty, kuqezinjtë pritet të qëndrojnë 3 ditë, ndërsa nesër zhvillojnë miqësoren e fundit para EURO 2016 ndaj Ukrainës.
Tashmë, trajneri italian ka përzgjedhur 23 futbollistët që do të udhëtojnë për në kampionatin evropian të futbollit, France 2016. /Telegrafi/