Kur vije të vlera e Kombëtareve në Kampionatin Evropian, shifrat edhe mund t’ju zhgënjejnë.
Kjo pasi Anglia ka vlerë më të madhe se sa Gjermania, ndërsa Belgjika vlen më shumë se Argjentina.
Sikur Botërorin ta vendosnin çmimet e lojtarëve përfundimi do të ishte me Francën kampione dhe kjo do të dihej pa filluar.
Por më mirë që asgjë nuk është e sigurt dhe vlera nuk luan, por lojtarët në fushë që do të jenë 11 kundër 11.
Transfermarkt.de është faqja e specializuar për transferimin dhe vlerat e lojtarëve, nga ku është bërë edhe renditja e të gjitha ekipeve të Botërorit.
Kombëtarja me vlerën më të vogël në Rusi do të jetë ajo e Panamasë pasi kushton vetëm 9.4 milionë euro.
10.Kroacia (341 milionë euro)
Kroacia ka lojtarë me vlerë të madhe si Luka Moric, Ivan Rakitic, Mario Mandzukic e Ivan Perisic.
Vlerën më të madhe me 50 milionë euro e ka mesfushori i Barcelonës.
9.Uruguai (368 milionë euro).
Kombëtarja latine e zë këtë vend falë vlerave të Luis Suarez (70 milionë) dhe Edinson Cavanit (60).
Kualiteti si skuadër nuk iu mungon dhe do të jenë arrë e fortë për të gjithë.
8.Portugalia (468 milionë euro).
Portugalia edhe pse vjen si kampion i Evropës, nuk ka lojtarë më vlerë shumë të madhe.
Vlerën skuadrës ia rrit Cristiano Ronaldon, por ka edhe individ të tjerë të mirë.
7.Argjentina (708 milionë euro)
Argjentina ka shumë emra të mëdhenj në sulm, por qëndron keq në mbrojtje.
Lionel Messi kushton afër 200 milionë ero, ndërsa vlerë të madhe kanë edhe Paulo Dybala, Kun Aguero, Angel Di Maria e Gonzalo Higuain.
6.Belgjika (758 milionë euro)
Belgjika ka një brez fenomenal lojtarësh që luajnë në klubet më të mëdha në Evropë.
Yje si Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku kanë sot vlerë të madhe në treg.
5.Gjermania (872 milionë euro)
Kampionët aktual të botës, nuk kanë individ të shquar, por kanë një skuadër të jashtëzakonshme.
Ata e dinë se si fitohet botërori edhe pse nuk kanë në skuadër lojtarë që kushton 100 milionë euro.
4.Anglia (874 milionë euro)
Nuk e keni parë gabim. Anglia e ka njërën prej skuadrave më të kushtueshme në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi.
Çmimet në Angli mbesin të fryra, pasi vlera e portierit Jordan Pickford, 30 milionë euro.
3.Brazili (950 milionë euro)
Brazili kthehet si skuadër e fortë pas një kohë, duke u parë edhe si pretendent.
Me në krye Neymarin, Brazili ka njërën prej skuadrave më të kushtueshme në botë.
2.Spanja (1,04 miliard euro)
Spanja është kombëtarja e parë që e kalon vlerën e 1 miliard eurove.
Lojtari më i shtrenjtë është Sergio Busquets që vlen 80 milionë euro. Iniesta vetëm 10 milionë euro ndërsa Pepe Reina, vlen 2 milionë, si më i liri.
1.Franca (1.08 miliardë euro)
Franca është skuadra më e shtrenjtë në botë, të paktën në letër. Yje si Paul Pogba, Antoine Griezmann e Kylian Mballe kanë vlerë nga 100 deri në 200 milionë euro secili.
Por për t’i parë si favoritët kryesor është paksa e vështirë.
Duke e parë këtë e kupton që vlera në treg nuk e tregon edhe vlerën në fushë, pasi Spanja, Gjermania, Brazili dhe Argjentina shihen nga ekspertët si më të mirë se Franca.
Pastaj Anglia e katërta! Një mbetet e sigurt, ky botëror do të jetë më i shtrenjti ndonjëherë për nga vlera e lojtarëve. /Telegrafi/