Telegrafi

Kombëtaret e mëdha sot ishin në fushë, Italia dhe Franca dhuruan spektakël – Spanja e Gjermania marrin barazime

Në mbrëmjen e sotme ka pasur shumë miqësore, të cilat u kanë shërbyer ekipeve para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Italia ka shpërthyer me goleadë ndaj Moldavisë në “Artemio Franchi”, ku shënoi plot gjashtë herë, pa pësuar asnjë gol.

Një test mjaft pozitiv për të kaltrit e Mancinit, që vinin në këtë ndeshje me shumë ndryshime në formacion.

Një ndeshje plot rivalitet, ishte ajo mes Gjermanisë dhe Turqisë, që u mbyll në barazim 3-3.

Tri herë kaluan në epërsi gjermanët, por po kaq herë kthyen ekuilibrat në rezultat turqit.

E nis me humbje përvojën në krye të Holandës, Frank de Boer. “Tulipanët” u mposhtën 1-0 nga Meksika, për të cilën shënoi me 11-metërsh Jimenez.

Derbi iberik mes Spanjës dhe Portugalisë përfundoi pa gola, ndërsa Franca shkatërroi 7-1 Ukrainën. /Telegrafi/