Site icon Telegrafi

Kombet e Bashkuara të shqetësuara me situatën në rajonin e Kashmirit

Kombet e Bashkuara kanë thënë se kufizimet e fundit të vendosura ndaj Kashmirit të administruar nga India, janë thellësisht shqetësuese dhe “do të përkeqësojnë situatën e të drejtave të njeriut”.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara, nënvizoi një ndalesë të lidhjeve telefonike, arrestimin arbitrar të udhëheqësve lokal dhe një ndalim për asamblenë politike të rajonit.

Kombet e Bashkuara thanë se këto ndalesa do t’i pengonin njerëzit të “marrin pjesë plotësisht në debat demokratik për statusin e ardhshëm të Kashmirit”.

Rajoni i Kashmirit pretendohet në tërësi nga India dhe Pakistani, por të dyja këto vende, kontrollojnë vetëm nga një pjesë të tij.

Ekziston një kryengritje e gjatë për ndarje nga ana indiane, e cila ka çuar në mijëra vdekje gjatë tre dekadave.

Kushtetuta e Indisë i mundësonte rajonit të administruar prej saj, të kishte autonomi të gjërë, mirëpo të hënën, India e revokoi nenin 370 të Kushtetutës dhe vendosi mijëra forca ushtarake në rajon.

Si përgjigje, Pakistani ka njoftuar për planet që të dëbojë diplomatin më të lartë të Indisë dhe të pezullojë tregtinë, duke thelluar mosmarrëveshjet me rivalin e saj bërthamor, Indinë. /rel/

Exit mobile version