Krerët ushtarak të bllokut të Afrikës Lindore, rranë dakord për nevojën “urgjente” në dislokimin e një force rajonale ushtarake në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos.
Kjo marrëveshje e arritur u bë publike të martën, pas përfundimit të takimit dy-ditor në kryeqytetin Goma të provincës veriore Kivu.
“Pas vlerësimit të situatës aktuale të sigurisë në lindje të Kongos, krerët e ushtrive rranë dakord për dislokim urgjent të një force rajonale ushtarake në lindje të vendit”, bëri të ditur zëdhënësi i guvernatorit të provincës veriore të Kivu-së, Sylvain Ekenge, pa dhënë shpjegime më të hollësishme, transmeton Telegrafi.
“Krerët e ushtrive deklaruan se themelimi i një force ushtarake rajonale do ishte një ndihmesë në rivendosjen e paqes dhe sigurisë në vend”, shtoi tutje ai.
Qëllimi i takimit ishte për konkretizimin e njërës nga rezolutat e miratuara në një samit të mbajtur nga krerët e shteteve të Afrikës Lindore në kryeqytetin e Kenisë, me 21 prill të këtij viti.
Vendet e Afrikës Lindore bënë apel ndaj grupeve lokale ushtarake në Kongo, që t’i bashkohen një procesi politik për adresimin e ankesave dhe çështjeve të tyre, ose ndryshe me ta do merren forcat rajonale ushtarake. /Telegrafi/