Telegrafi

Komandanti i ushtrisë së Letonisë për sulmin në veri: Qëllimi ishte pengimi i aktiviteteve të KFOR-it

Photo: REUTERS

Më 25 dhjetor, ushtarët e kontingjentit letonez të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë u sulmuan gjatë patrullimit të tyre. Lidhur me këtë, komandanti i ushtrisë së Letonisë Letonisë, Leonid Kalnins ka thënë se pavarësisht incidentit, ushtarët letonezë do të vazhdojnë misionin e tyre.

Në një intervistë për “Baltic Times”, Kalnins ka thënë se nuk beson se niveli i kërcënimeve ndaj paqeruajtësve letonezë është rritur gjersa theksoi se detyrat e tyre do vazhdojnë të realizohen.

“Niveli i kërcënimeve me të cilat përballen ushtarët letonezë në Kosovë nuk është rritur shumë herë, por qëllimi i njerëzve që qëlluan ndaj trupave patrulluese letoneze ishte të zvogëlojnë aktivitetet e paqeruajtësve”, tha shefi i mbrojtjes së Letonisë, gjenerallejtënant Leonids Kalnins gjersa theksoi se “Pavarësisht incidentit, ushtarët letonezë do të vazhdojnë misionin e tyre, duke përfshirë patrullimin. Qëllimi ynë është të kryejmë detyrat tona në tërësi së bashku me aleatët tanë”.

Krahas kësaj, Kalnins tha se qëllimi i gjuajtësve ishte të zvogëlonte aktivitetet letoneze midis Kosovës dhe Serbisë gjersa theksoi se detyra e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) është të zbusë tensionin në mes dy vendeve.

Më 25 dhjetor, ushtarët e kontingjentit letonez të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë u sulmuan gjatë patrullimit. Pas kthimit të tyre në bazë, u konstatua se asnjë nga dy makinat e patrullës nuk ishte dëmtuar.

Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se u qëllua me armë zjarri në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok. Në një përgjigje për Portali Dukagjini nga zyra për informim, thuhej se ngjarja ka ndodhur derisa ushtarët e KFOR-it ishin duke kryer detyrat e tyre.

Nga ky rast, nuk ka të lënduar dhe se po kontrollohen faktet.  Nga ta ishte sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it.