Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral major Ferenc Kajari.
Bidesa mes Kurtit dhe Kajarit kryesisht kishte në fokus situatën e sigurisë në Kosovë.
Kështu thuhet në njoftimin e KFOR-it, teksa po ashtu bëhet e ditur se ata gjatë takimit kanë biseduar edhe për bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
“Komandanti i KFOR -it, Gjeneral Major Ferenc Kajári u prit sot nga Albin Kurti, në një takim prezantues. Biseda u përqëndrua në situatën e sigurisë në #Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis Institucioneve në Kosovë dhe KFOR –it”, thuhet në njoftim.
Gjeneral Majori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari tani do të jetë komandanti i ri i KFOR-it.
Ndërrimi i komandës u bë tri ditë më parë në një ceremoni që u mbajt tek shtabi i KFOR-it në Prishtinë.
Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, ia dorëzoi Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari. /Telegrafi/
#KFOR Commander, Major General Ferenc Kajári was received today by Mr. Albin Kurti, in an introductory meeting.
The conversation focused on the security situation in #Kosovo and the excellent cooperation existing between the Institutions in Kosovo and KFOR. pic.twitter.com/0jnz1x3Kp2— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) October 19, 2021