Telegrafi

Komandanti i KFOR-it takon presidenten Osmani, theksohet nevoja për koordinim të bashkëpunimit mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në një takim nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Majori Ozkan Ulutas, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR në platformën sociale X, komandanti Ultas ka theksuar nevojën kruciale për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë të Kosovës për të garantuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve.

“Ai ritheksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij të marrë nga OKB-ja. Ai gjithashtu nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë të KFOR-it në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim.

Dy ditë më parë, Ulutas zhvilloi takim edhe me kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/