Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, si dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Komandanti i KFOR-it dhe ai i EULEX-it janë parë duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë, ndërkaq nuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë takim.
Kujtojmë se situata në veri vazhdon të jetë e brishtë. 11 barrikadat që janë vendosur nga grupet e serbëve lokalë vazhdojnë të jenë aty.
Ndërkaq mbrëmë në Zubin Potok, ka pasur të shtëna armësh në afërsi të patrullës së KFOR-it. /Telegrafi/