Telegrafi

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari sot merr gradën gjenerallejtënant

Në një ceremoni të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës gjeneralmajor Bashkim Jasharin merr gradën gjenerallejtënant.

Siç bën të ditur Presidenca, ceremonia do të fillojë në ora 10:00.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon gjeneralmajor Bashkim Jasharin në gradën gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor. Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama. /Telegrafi/