Në Maqedoni ka mbërritur në një vizitë dyditore në ARM, komandanti i forcave tokësore të SHBA-ve për Evropë, gjeneral-nënkolonel Frederick Ben Hodges, përcjell Telegrafi maqedoni.
Sipas njoftimit të Shtabit të përgjithshëm të ARM-së, gjenerali Hodges do të takohet me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski, si edhe me homologun e tij, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski.
Ushtarakët do të bisedojnë për çështje të trajnimeve të përbashkëta në mes të ARM-së dhe forcave tokësore amerikane në Evropë, si edhe pjesëmarrja e ARM-së në trajnime ndërkombëtare të mbështetura nga forcat tokësore të SHBA-ve në Evropë, në vitin 2017./Telegrafi/