Komandanti i policisë në Novi Sad të Serbisë, Sllobodan Malleshiq është arrestuar mbrëmë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, e fjala është për gjeneralin që në opinion njihet për shkak të protestave të korrikut të vitit 2020, kur policia përdori dhunë të tepruar me qëllim që të shpërndajë turmën e demonstruesve.
Shumë qytetarët e kishin akuzuar për brutalitet policor, shkruan Nova.
“Bëhet fjalë për Sllobodan Malleshiqin, dikur ndihmës drejtori i policisë, përgjegjës për komandimin e njësive speciale të policisë siç është xhandarmeria dhe SAJ”, kështu të paktën ka pretenduar avokati i tij Nikolla Llakiq, transmeton Telegrafi.
Gjenerali Malleshiq nga shtatori i vitit 2020 gjendet në krye të njësive speciale në Novi Sad, pasi Millorad Shushunjiq ishte shkarkuar nga posti i drejtorit për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Megjithatë, politikanët nga partitë opozitare në Serbi siç është Boshko Obradoviq nga Dveri, që e ka quajtur “kumbarë” të kriminelit Zvonko Veselinoviq.
Njerëzit e afërt të biznesmenit kontrovers Veselinoviq janë parë në shumë raste të shoqëruar nga Malleshiqi, i cili pasi erdhi në krye të policisë në qytetin e Serbisë, pati premtuar qetësi dhe siguri.
Por shoqërimi i tij me Veselinoviqin, vetëm sa e ka rritur më shumë brengën e qytetarëve të Novi Sadit, duke ditur aktivitetet me të cilat merret Zvonko. /Telegrafi/