Avdil Jakupi, i njohur si komandant Çakalla, thotë se po kalbet në burgjet maqedonase, ndërkaq shokët e tij të luftës i’a kthyen shpinën.
“Hakmarrja. Mu hakmorrën vetëm se isha pjesëtar i UÇK-së. Pa asnjë fakt më ngarkuan për vepër penale terrorizëm. Fillimisht më dënuan 7 vite, ndërsa pastaj 15 vite për kindapim të policëve maqedonas. Shokët e mij të luftës ma kthyen shpinën, por unë su dorëzova kurrë. Veç kuptova që sot çka flitet për patriotizëm dhe kombëtarizëm është krejt hajni dhe tradhëti. Bëra 12 vite burg dhe do të bëjë ende, po një ditë fëmijëve të dëshmorëve do tu tregojë se prindërit e tyre luftuan për Shqipëri, por ranë në tradhëti’, thotë komandanti. /Telegrafi/