Site icon Telegrafi

Kolumbiani kapet me kokainë të fshehur nën paruke – publikohen pamjet

Një burrë kolumbian është kapur duke tentuar të kontrabandojë kokainë nën një paruke.

Droga u zbulua nga policia pasi 40-vjeçari tentoi të hipte në një aeroplan për në Amsterdam, Holandë, në Aeroportin Ndërkombëtar Rafael Nunez.

Pamjet e publikuara treguan kapsulat të fshehura nën parukën e burrit.

Bëhet e ditur se ai menjëherë u arrestua me dyshimin për trafik, prodhim dhe mbajtje të substancave narkotike. /Telegrafi/

Exit mobile version