Telegrafi

Kolumbiani i cili thotë se është i fejuar me një kukull, njofton se tani pret me të fëmijën e tretë

Një burrë i cili thotë se është i fejuar me një kukull lecke ka njoftuar se e fejuara e tij është ‘shtatzënë’ me fëmijën e tretë.

Përdoruesi në TikTok nga Kolumbia, i cili dokumenton ‘marrëdhënien’ e tyre të diskutueshme nën në llogarinë e rrjeteve sociale @montbk959, takoi dashurinë e jetës së tij pasi ishte beqar për disa vite.

Ai më parë u bë temë kur zbuloi planet për një martesë ëndrrash me Natalia-n, dhe ai kolumbiani tha se tashmë kanë bashkë një djalë dhe një vajzë, transmeton Telegrafi.

Tani, ai thotë se janë pritje të fëmijës së tretë, i cili do të quhet Sammy.

Në një video të fundit, që ka grumbulluar 120 mijë shikime dhe 2,194 pëlqime, burri filmoi Natalia-n dhe veten e tij të veshur me bluza të ngjashme të shkruara nëpër to ‘Papa de Sammy’ dhe ‘Mama de Sammy’.

Në një tjetër video të shpërndarë për 70 mijë ndjekësit e tij, çifti i lumtur hodhi një ‘baby shower’. /Telegrafi/