Telegrafi

Kolonelja Taibe Canolli, shpërblehet me çmimin e parë ndërkombëtarë të lidershipit ‘IAWP’

Kolonelja e Policisë së Kosovës, Taibe Canolli, është shpërblyer me çmimin ndërkombëtarë të Lidershipit të IAWP, në Kanada.

Ky çmim i jepet policëve, që dallohen me të arriturat e tyre të vazhdueshme në Lidership, në zgjidhjen e problemeve, planifikimit, organizimit, komunikimit, të cilët japin një kontribut të rëndësishëm brenda agjencisë ose misionit për zbatimin e ligjit.

“International Association of Women Police”, ka shkruar lidhur me veprimtarinë dhe të arriturat e koloneles, Taibe Canolli, për të cilat i është ndarë çmimi.

Kolonelja Taibe Canolli, në vitin 2000, u bë një nga femrat e para që iu bashkua Policisë së Kosovës, pas përfundimit të konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka punuar shumë, për të arritur pozitën e saj aktuale, si Drejtor i Departamenti i Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës.

Gjatë gjithë karrierës së saj të policisë ajo ka motivuar dhe mbështetur gratë e policisë në të gjitha rajonet duke përfshirë Mitrovicën veriore, ku tensionet etnike ende ekzistojnë, shkruan Telegrafi.

Ajo ka siguruar që gratë police të komunitetit serb në Kosovë, të jenë të barabarta si koleget e tyre femra nga pjesa tjetër e Kosovës.

Ajo ka nisur fushata në shkolla për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve duke përfshirë romët, ashkalinjtë e Kosovës.

Gratë nga komuniteti egjiptian i ka motivuar që të aplikojnë për t’u bërë policë.

Si drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës, ajo drejton 8000 punonjës policie.

Gjatë gjithë karrierës së saj, kolonele Canolli ka treguar cilësi udhëheqëse në zhvillimin e policisë dhe sektorit të sigurisë në Kosovë.

Synimi i saj për “sjelljen e grave në baza të barabarta me burrat” i mundësoi asaj të iniciojë krijimin e “Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës (AËKP) e cila mbështet synimin e saj personal për avokim, rekrutimin, mentorimin, zhvillimin profesional dhe rrjetin rajonal për gratë e policisë, etj.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ndjehet e privilegjuar që ka gra të zonjat që selektohen dhe shpërblehen në mesin e shumë shteteve të botës”, thuhet në postimin e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës./Telegrafi.