Telegrafi

Kolonë në Merdare, Policia kërkon nga qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në pikën e kontrollit kufitar në Merdare,  kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje të gjata.

Policia njofton se me rastin e festave të fundvitit kryesisht ka frekuentim dhe fluks më të madh të automjeteve në këtë pikë kufitare, e po ashtu po zhvillohen punime infrastrukturore dhe kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje të gjata me kohëzgjatje prej disa orëve.

“Andaj, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, informojmë të gjithë qytetarët/bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera të kalimit kufitar”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës vazhdon të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e saja karshi qytetarëve dhe për këtë ka angazhuar personel të mjaftueshëm në pikat kufitare, me qëllim të qarkullimit më të shpejtë, duke aplikuar edhe metodat e lehtësimit dhe përshpejtimit të kalimit kufitar për të shmangur pritjet e gjata, duke pasur parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Foto: Arkiv