Edhe paraditen e së shtunës pritjet në pikë kalimet kufitare për të lëshuar Kosovën kanë vazhduar të jenë të gjata.
Bashkatdhetarët që ishin në Kosovë, po vazhdojnë kthimin në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Kjo ka bërë që në disa pikë kalime kufitare të ketë kolona të gjata në dalje.
Sipas informatave që ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme, në pikë kalimin kufitar në Merdar, kolonat janë deri në 2,000 metra dhe pritja në dalje është nga 240 deri në 260 minuta.
Kurse, në pikë kalimin tjetër kufitar me Serbinë, Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë nga 120, derisa radhët e kolonave janë 1,000 metra.
Ndërsa, në Mutivodë pritja për të dalë nga Kosova është një orë, dhe kolonat e veturave janë 200 metra.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata. /Telegrafi/