Tashmë shumë mërgimtarë kanë filluar të kthehen në shtetet ku punojnë pas përfundimit të pushimeve në Kosovë.
Por sigurisht ka edhe nga ta të cilët ende po vijnë.
E në orët e para të mëngjesit gjendja e kolonave në pikat kufitare të vendit është e ndryshme.
Vetëm në dalje të pikës kufitare në Merdare kolonat arrijnë kohën e pritjes në më shumë se një orë.
Më të pakta janë pritjet në hyrje të kësaj pike kufitare, ku pritja mund të jenë nga 10 deri në 15 minuta
E ngjashme është pritja edhe në pikën kufitare në Dhe të Bardhë, ku në dalje pritjet janë nga 30 minuta. /arbresh.info/
Foto: Ilustrim