Telegrafi

Kololli në formacionin më të mirë të javës në Zvicër

Benjamin Kololli duke iu gëzuar një goli me fanellën e Lausannes

Vazhdon forma e mirë e mesfushorit kosovar Benjamin Kololli në Zvicër.

Së fundmi anësori arriti të shënoi një gol në fitoren e skuadrës së tij Laussane 0-3 tek Luzerni.

Kololli shënoi golin e tretë në ndeshje nga penalltia duke konfirmuar formën e mirë.

Goli ndaj Luzernit ishte i teti këtë kampionat për Kolollin, derisa ka dhënë edhe katër asistime.

Kësisoj e përditshmja zvicerane e ka vendosur atë në formacionin më të mirë të javës së 33-të në Zvicër.

Formacioni i javës në Zvicër:

Castella, Diniz, Monteiro, Grippo,Campo, BENJAMIN KOLOLLI, Mariani, Torres, Rapp, Janko, Doumbia. /Telegrafi/