Vazhdon forma e mirë e mesfushorit kosovar Benjamin Kololli në Zvicër.
Së fundmi anësori arriti të shënoi një gol në fitoren e skuadrës së tij Laussane 0-3 tek Luzerni.
Kololli shënoi golin e tretë në ndeshje nga penalltia duke konfirmuar formën e mirë.
Goli ndaj Luzernit ishte i teti këtë kampionat për Kolollin, derisa ka dhënë edhe katër asistime.
Kësisoj e përditshmja zvicerane e ka vendosur atë në formacionin më të mirë të javës së 33-të në Zvicër.
Formacioni i javës në Zvicër:
Castella, Diniz, Monteiro, Grippo,Campo, BENJAMIN KOLOLLI, Mariani, Torres, Rapp, Janko, Doumbia. /Telegrafi/