Manchester Unitedi nuk bën pjesë në planet prioritare të sulmuesit të Eintracht Frankfurtit, Randal Kolo Muani.
Sipas Sport1, francezi dëshiron të mbetet në Bundesliga edhe në sezonet e ardhshme duke zgjedhur Bayern Munichun, si klubin ku dëshiron të luajë.
25-vjeçari është një nga shënjestrat e Djajve të Kuq si alternative e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Kolo Muani ka lënë përshtypje të mira me Eintrachtin këtë sezon duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar 14 asistime.
Krahas Unitedit dhe Bayernit, të interesuar janë edhe PSG dhe Real Madridi, ndërsa destinacioni i tij i preferuar është Allianz Arena. /Telegrafi/