Sipas gazetarit të njohur gjerman Florian Plettenberg, FC Koln ka hyrë në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e SV Elversberg, Fisnik Asllani.
Siç është raportuar më parë, Hoffenheim ka siguruar shërbimet e sulmuesit, Tim Lemperle, i cili do t’i bashkohet klubit në verë pasi ka zgjedhur të mos rinovojë marrëveshjen e tij me Koln.
Megjithatë, pavarësisht se ka marrëveshje me lojtarin Lemperle, Hoffenheim është në bisedime për të çuar përpara një marrëveshje tjetër, pasi e do sulmuesin gjerman menjëherë këtë muaj.
Megjithatë, kjo do të varej edhe nga Koln që po kërkon të gjejë një zëvendësues për 22-vjeçarin.
Këtu mund të futet në skenë Fisnik Asllani që është në pronësi të Hoffenheim, por në huazim në Elversberg.
🚨🐐 EXCL | Fisnik #Asllani now a candidate for @fckoeln ✔️
Talks with his management have started. If he moves to Cologne in winter, there is a good chance that Tim #Lemperle could join Hoffenheim immediately.
Currently, Asllani is on loan at SV Elversberg until the end of… pic.twitter.com/7mGARFCovW
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 7, 2025
Me dhjetë gola dhe katër asistime deri më tani këtë sezon në Bundesligën e 2, kjo sigurisht që do të ishte një marrëveshje pozitive për Kolnin, që mban vendin e parë në Bundesliga 2.
Kjo do ta lejonte Hoffenheimin të nënshkruante menjëherë me Lemperle, nëse Asllani preferon të shkojë në anën tjetër. /Telegrafi/