Ajo i bëri krenarë të gjithë shqiptarët të dielën duke fituar sërish një çmim në atë që njihet si mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve në industrinë e muzikës.
Dua LIpa u shpërblye me çmimin “Albumi më i mirë i zhanrit pop” në “Grammy Awards 2021”, për albumin e saj shumë të suksesshëm “Future Nostalgia”.
Ajo pati falënderime të mëdha për ata që e mbështetën në suksesin e këtij albumi, teksa njëjtë veproi edhe me intervistën në tapetin e kuq pas marrjes së çmimit.
Mirëpo teksa deklarohej për triumfin dhe merrte poza me trofeun e fonogramit, Dua pati një moment qesharak kur filloi të kollitej, dhe u detyrua ta ndërpresë në gjysmë intervistën, teksa kërkonte ujë nga asistentja.
Videoja e realizuar në prapaskenën e intervistës është shpërndarë në Twitter, duke e bërë kështu artisten Lipa subjekt të faqeve satirike, për momentin e sikletshëm që i ndodhi.
https://twitter.com/glitterstrands/status/1371379117766115329
Dua përndryshe shkëlqeu me paraqitjen në tapetin e kuq të evenimentit, ku u shfaq me një fustan rrjetë të punuar nga “Versace”.
Ky është çmimi i tretë ‘Grammy’ për Dua Lipën, e cila edhe para dy vitesh kishte fituar dy të tilla, atë për “Artisten e re më të mirë” dhe “Kënga më e mirë ritmike”. /Telegrafi/