Telegrafi

Kollitet gjatë fjalimit, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë me një dozë humori: Mos u brengosni nuk është corona

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një fjalimi të mbajtur pranë këshillit të OBSH-së është parë e dëgjuar duke u kollitur, kështu u detyrua ta ndërpresë fjalimin për të pirë ujë ku më pas me një dozë humori tha: “Mos u brengosni, nuk është corona”.

Nga coronavirusi në Kinë kanë humbur jetën mbi 400 persona, si dhe 20 mijë tjerë janë infektuar me virusin që shpërtheu në qytetin Wuhan. Ghebreyesus ka bërë të ditur se janë regjistruar 151 raste në 23 vende të botës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Humb jetën personi i dytë jashtë Kinës nga coronavirusi, rritet numri i viktimave – shkon në 425

Ai deklaroi se nuk është nevoja që shtetet që po tentojnë të parandalojnë zgjerimin e coronavirusit të ndërmarrin veprime “të panevojshme që ndikojmë në udhëtimet ndërkombëtare dhe tregtinë”.

Në anën tjetër Kina ka kritikuar ashpër disa vende përfshirë SHBA-të, që ua ka ndaluar hyrjen në këtë vend qytetarëve nga provinca Hubei, që po konsiderohet qendra e epidemisë së coronavirusit. /Telegrafi/