Telegrafi

Kollitej dhe pështynte mbi ushqim në market, pendohet keq burri nga Masaçusets – e godasin në kokë dhe e rrëzojnë në dysheme blerësit tjerë

Në një market në Kingston të Masaçustes, një burrë 65-vjeç kishte filluar të kollitet dhe pështyjë mbi artikuj të ndryshëm ushqimorë, duke detyruar të blerësit tjerë të reagojnë.

Ata e kanë përplasur për tokë dhe e kanë mbajtur derisa është shfaqur policia. Por edhe pse ky burrë u dërgua me urgjencë në spital për t’u testuar, policia nuk beson se ai mund të jetë infektuar me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve okularë, burri shfaqte shenja agresiviteti dhe dëshironte të godiste një punonjës, që reagoi pasi e pa duke u kollitur dhe pështyrë mbi ushqim.

E për ta “neutralizuar” një punonjës e goditi në fytyrë, derisa blerësit e tjerë e ndihmuan që ta rrëzojnë në dysheme.

“As mos tento të ngritesh në këmbë”, dëgjohen vazhdimisht duke i thënë në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga një blerës.

Sipas mediave lokale, nëse ky burrë rikthehet në market e pret dënim i rëndë, kurse të gjithë artikujt ushqimorë që mund të jenë kontaminuar janë hedhur në kontejnerin e mbeturinave e lokali është dezinfektuar. /Telegrafi/