Kryetarja e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Fatmire Kollçaku pas përfundimit të mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se mungesa e një ligji të mirëfilltë për pandeminë ka qenë njëra ndër vërejtjet e drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjatë mbledhjes.
Kollçaku tha se procedimi i një ligji të tillë do të rezultonte me lehtësira shumë të mëdha për Policinë e Kosovës.
“Kishte vërejtje nga zotëri Qalaj për mungesën e një ligji të mirëfilltë për pandeminë, që ju e dini ka pasë iniciativë edhe nga kryetarja e Kuvendit bashkë me grupin e Lëvizjes Vetëvendosje, që ta procedojmë një ligj që do të mundësonte lehtësira sidomos për policinë, sepse në këtë rast inspektorati sanitar është inspektorat i thirrur për të marrë masa në terren, kurse policia në këtë rast kanë lujt një rol shumë bashkëpunues me qytetarët, më shumë kanë dhënë vërejtje sesa gjoba”, tha Kollçaku.
Kollçaku u pyet edhe për pëgatitjet për protestë të bëra javën e kaluar në sheshin “Skënderbeu”, ku tha se drejtori i policisë ka thënë se në këtë përgatitje për protestë janë respketuar masat mbrojtëse.
“Qalaj vet deklaroi se janë respektu masat mbrojtëse edhe distanca. Nuk ka qenë protestë, nuk ka pasur thyerje të masave”, tha deputetja e LVV-së.
Deputetja e LVV-së tha po ashtu se policia është e kënaqur me Qeverinë në detyrë dhe që sipas saj, atyre po u paguhen të gjitha detyrimet, përfshirë edhe orët shtesë të punës. /Telegrafi/