Kolla te qeni është bërë sëmundje mjaft e shpeshtë dhe shumica e pronarëve ballafaqohen me të.
Kolla ngjitëse e qenve është goxha e pakëndshme dhe zgjat shumë dhe është sëmundje ngjitëse me të cilën në qytete rregullisht ballafaqohemi, posaçërisht në vjeshtë kur bën kohë më e ftohtë.
Simptomat e para janë kolla e thatë dhe irrituese e shoqëruar me nxitje të të vjellave, të cilat shfaqen befasisht dhe shumë shpesh kur qeni fillon të marrë frymë shpejt – gjatë kohës së lojës apo shëtitjes.
Nëse nuk shërohet, mund të ketë ulje të apetitit dhe shtim të temperaturës trupore.
Shpesh te qeni i cili qëndron në kushte joadekuate zhvillohet edhe inflamacioni i mushkërive.
Kolla te qeni mund të jetë e shkaktuar nga shkaktarë të ndryshëm, nga ftohja e zakonshme, infeksionet virusale dhe inflamacioni i mushkërive, transmeton Telegrafi.
Shkaktarë të kollës mund të jenë virusi, bakteri, mikoplazma apo kërpudha. Shkaktarët më të shpeshtë janë viruset e ndryshme (Virusi parainfluencë i qenit, Adenovirusi 2 i qenit) dhe bakteri Bordetellabrohchiseptica.
Zakonisht është shkaktar primar i inflamacionit të virusit të gabzherrit dhe pastaj mund të ndodhin infeksione sekondare bakteriale.
Bartet shumë lehtë dhe mund të zgjasë shumë dhe t’i shkaktojë qenit rraskapitje, nëse nuk shërohet.
Terapia përbëhet në dhënien e ilaçeve të cilat suprimojnë kollën dhe, sipas nevojës, dhënien e antibiotikëve, nëse kërcënon infeksioni sekondar.
Është shumë me rëndësi gjatë kohës së terapisë qeni maksimalisht të rrijë i qetë, prandaj shëtitjet duhet reduktuar në minimum. Nga komplikimet më së shpeshti ndodh bronkiti kronik. /Telegrafi/