Ky në të vërtetë është refleksi nëpërmjet të të cilit rrugët e frymëmarrjes pastrohen nga materiet të cilat i ngacmojnë.
Dallohen sipas karakterit – kollë e thatë apo kollë produktive, por edhe sipas kohëzgjatjes – kollë akute apo kollë kronike.
Mu për atë që shkaktarët janë me dhjetëra, njerëzit kollën shpesh e konsiderojnë si dukuri e cila shpejt do të kalojë dhe së cilës nuk duhet kushtuar kujdes i madh, gjë që në disa raste mund të jetë gabim fatal.
Shkaktarët më të shpeshtë të kollës së thatë janë ajri i thatë dhe i tymosur, alergjitë, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, astma…
Viruset dhe gripi më së shpeshti shkaktojnë kollë produktive, mirëpo edhe atëherë më parë mund të shfaqet kolla e thatë, e cila pas dy-tri ditëve “kulmon”.
Është me rëndësi t’i kushtoni kujdes edhe kohëzgjatjes së kollës, transmeton Telegrafi.
Kolla akute zgjat deri në tri javë, mirëpo nëse zgjat më shumë konsiderohet kollë kronike, së cilës duhet zbuluar shkaktarin.
Krahas gjatësisë dhe tipit të kollës, kushtoni kujdes edhe a e shoqërojnë edhe simptoma të tjera.
Nëse bashkë me kollën shfaqen ngjirja e zërit, temperatura, sekrecioni, me siguri është fjala për virusin, andaj është e nevojshme të shkoni te mjeku.
Kushtoni kujdes edhe dukjes së sekrecionit – nëse ka ngjyrë të verdhë apo ngjyrë të gjelbër, me siguri fjala është për infeksion bakterial, inflamacion të sinuseve madje edhe për bronkit.
Nga ana tjetër, sekrecioni i mukozës që ka ngjyrë të trëndafiltë bashkë me dhembje koke dhe temperaturë të lartë mund të jetë shenjë e inflamacionit të mushkërive, mirëpo nëse në sekrecion shihen edhe gjurmë gjaku, mund të jetë fjala edhe për kancerin ose tuberkulozin.
Nëse kolla zgjat më shumë se tri javë, ndërkaq e shoqërojnë edhe fërshëllima dhe dhembje të mushkërive, gjak në sekrecionin e nxjerrë me kollitje, marramendje, urgjentisht kërkoni ndihmën e mjekut, sepse këto mund të jenë simptome të sëmundjes së rëndë të mushkërive.
Ekzistojnë edhe disa mënyra që të pengoni apo të përshpejtoni shërimin e kollës:
– Ajrosja e rregullt e lokaleve
– Në radiatorë vendosni enë me ujë, në mënyrë që të pengoni tharjen e ajrit
– Pastrimi i rregullt i shtëpisë mund të pengojë kollën e shkaktuar me reaksion alergjik ndaj pluhurit, insekteve…
– Përdorni mjete natyrale për mirëmbajtje të amvisërisë –-kolla mund të shfaqet edhe si reaksion ndaj avullimeve kimike
– Përpiquni që sa më shumë të ngrini imunitetin
– Flini mjaftueshëm, merrni vitamina, shmangni duhanin dhe alkoolin
– Mos prisni që kolla të përkeqësohet – me kohë filloni të përdorni preparate të përshtatshme për nxjerrjen jashtë të gëlbazës. /Telegrafi/