Telegrafi

Kolinda këndon sërish, kësaj radhe për kryetarin e Zagrebit

Kolinda Grabar - Kitarovic (Foto: Instagram/predsjednicarh)

Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandic, të premten e ka festuar ditëlindjen e 64. Në festën e tij, krahas një numri të madh të zyrtarëve, ka qenë e pranishme edhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitarovic.

Siç transmeton Index.hr, Kolinda ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve duke e përcjellë festën në mënyrën më të mirë që ajo di të bëjë – përmes këndimit.

Presidentja kroate para Bandicit dhe të pranishmëve të tjerë nga jeta publike në Kroaci, e ka kënduar himnin e njohur tashmë për ditëlindje, “Shumë urime për ty”.

Një xhirim nga këndimi i saj është shpërndarë në internet, ashtu që shumëkush ka pasur mundësinë ta shohë presidenten sërish duke kënduar.

Lexo po ashtu Pasi mori vëmendjen me këndimin e saj, presidentja kroate thotë se nuk do të heqë dorë përkundër kritikave për vokalin e saj

Presidentja e Kroacisë ka marrë vëmendjen e opinionit në disa raste me këndimin e saj, ndërsa ka deklaruar se nuk heq dorë nga këndimi përkundër kritikave që merr në lidhje me vokalin e saj. /Telegrafi/