Një burrë nga Iowa i cili synon thyerjen e rekordit botëror Guinness për koleksionin më të madh të lapsave, pas një numërimi në një muze të Iowa-s arriti të zbuloi se shifra e saktë është 69,255.
Aaron Bartholmey, 36 vjeç nga Colfaw, e çoi koleksionin e lapsave të tij në muzeun Colfax Historical Society, ku lapsat u numëruan një nga një publikisht, një mënyrë kjo e cila kërkohet nga rregullat e organizatës të Rekordeve Botërore Guinness.
Bartholmey tenton që me 69,255 lapsat e tij të thyej rekordin botëror të mbajtur nga Emilio Arenas, koleksioni i të cilit prej 24,026 lapsave ia kishte dhënë këtë titull në majin e 2021-shit, shkruan UPI, përcjell Telegrafi.
Tutje Bartholmey tha se ai nisi të koleksionoi lapsa në momentin kur mësuesja e tij në klasën e parë u kishte dhënë të gjithë nxënësve nga një laps si dhuratë për Krishtlindje, dhe se pas kësaj ai kishte filluar të shtoi numrin e tyre nga dyqane antike dhe nga tregjet e gjësendeve me kosto të ulët.
Koleksioni i tij tani përfshinë lapsa që datojnë që nga 100 vjet më shumë, lapsa reklamues, lapsa të projektuar për të bërë thirrje nga telefonat e vjetër e gjithashtu edhe lapsa të ekipeve sportive.
Aaron bëri të ditur se zyrtarët nga Rekordet Botërore Guinness i kishin thënë atij se do t’ia bëjnë me dije nëse e ka thyer rekordin apo jo brenda një afati kohor prej 3 muajsh. /Telegrafi/