Kur ishte fëmijë, në qytetin e tij të Durrësit i shihte me admirim makinat e udhëheqjes që rreshtoheshin para Vollgës. Nuk mund t’u afrohej pasi nuk lejohej nga shoqëruesit dhe as nga shoferët që i mbanin të pastra dhe përkujdeseshin që të shkëlqenin gjatë gjithë kohës.
Ndoshta aty lindi dëshira e parë për to, që më pas u kthye në hobi. 30 vjet më vonë, Klodian Kapiti është pronar i disa makinave të tilla, që kanë historinë e tij të fëmijërisë, por dhe shumë histori të Shqipërisë.
Më “e çmuara” ndër to është një ‘Volvo 164’, prodhim i vitit 1964, që ishte në përdorim nga gruaja e Enver Hoxhës, Nexhmija. E njëjta makinë i është vënë në dispozicion edhe Nënë Terezës, kur vizitoi Shqipërinë në vitin 1989. /Politiko/