Site icon Telegrafi

Koleksioni mbresëlënës i veturave të Ferrari

Shtëpia e ankandeve RM Sotheby në maj do të shes koleksionin mbresëlënës të veturave të quajtur Aurora Collection, përkatësisht 14 veturave nda të cilat 12 janë modele të Ferrari.

Koleksioni ishte “fshehur” nga opinioni dhe kurrë nuk është parë në ndonjë “ekspozitë”, kurse fotografitë janë shkrepur në borë në Suedi dhe tregojnë se për çfarë modelesh bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.

Mund të thuhet se bëhet fjalë për 250 GT SWB Berlinetta, vlera e të cilit kap shumën nga 6.5 deri në 7.5 milionë funte, e magnet i vëmendjes është Monza SP1 me vetëm 26 kilometra të kaluara.

Në koleksionin që dominojnë modelet e Ferrari, “janë futur” edhe Mercedes-Benz 300 Sc Roadster dhe 300 SL Gullwing, që është një nga 17 sosh që qarkullonin në Suedi në vitet e 50-ta.

Ndryshe koleksioni paraqet një përzierje e veturave klasike dhe atyre moderne nga Ferrari, e gjeneratën e vjetër e paraqesin Daytona Spider, 500 TR Spider, 275 GTS, 250 GT Cabriolet, Testarossa dhe 275 GTB/4. /Telegrafi/

Exit mobile version