Asnjë prej veturave BMW, nuk e kaluar as edhe një kilometër
Gjenerata e 5 Series që është prodhuar më 1994, nuk është aq atraktive për ta parë sot, por secila veturë që ka mbetur e paprekur për 25 vite, mjafton t’i hidhet së paku një shikim, transmeton Telegrafi.
Këtu kemi të bëjmë me një koleksion me dhjetë sedan dhe një karavan të vjetër, që janë gjetur në një depo në Bllagoevgrad të Bullgarisë.
Sipas një postimi në Facebook, asnjë prej këtyre makinave BMW, nuk janë regjistruar prej se janë blerë. Veturat besohet se janë blerë për t’i dhënë me qira, por që duket se ky klan nuk ka shkuar si është planifikuar.
Megjithëse nuk e kanë të kaluar asnjë kilometër dhe nuk mbajnë targa, makinat nuk duken aq të mira sikurse ato që janë mbajtur në kushte ekspozite. Shumicës prej tyre iu është dëmtuar ngjyra nga kontakti me ujin, teksa disave iu mungojnë kapakët e benzinës.
Mirëpo, në përgjithësi janë shumë të ruajtura, teksa enterierët i kanë tërësisht të paprekura. Duke pasur parasyshë që janë makina gjermane, me një bateri të re dhe pa ndonjë mundim shtesë, pritet të ndezin me ta rrotulluar çelësin.
Ende nuk dihet se sa mund të shiten këto BMW, të cilave iu nevojiten rregullime minimale. /Telegrafi/