Me vlerën në rritje të koleksionit të veturave Porsche, pronari i disa prej modeleve më ikonike pritet t’i ndajë rrugës me këto vetura legjendare – por ekziston një “sfidë” për blerësin potencial i cili duhet ta dijë.
Pothuajse shumica e veturave janë të lyera me ngjyrë të bardhë – që ia vështirëson punën pronarit që ta mbajë të pastër këtë koleksion të veturave sportive, transmeton Telegrafi.
Është një prej koleksioneve më të shtrenjta, që sipas vlerësimeve bëhet fjalë për 60 veturave që kapin shumën prej 36 milionë dollarëve.
Shtëpia e ankandeve RM Sotheby, do t’i ofrojë Porsche e koleksionit të bardhë atyre personave që ofrojnë më së shumti.
Secila prej kësaj veture pritet të shitet nga një milion dollarë, që i bie se blerësi potencial do të duhej të bëhej gati t’i ndanë 60 milionë dollarë.
“Tufa” e Porsche pritet të shiten në ankand më 1 dhe 2 dhjetor 2023. /Telegrafi/